“Lulet e Pranverës”, kush janë 13 shqiptarët e arrestuar si pjesë e 4 grupeve kriminale

4 grupe kriminale janë shkatërruar nga Guardia di Financa dhe Policia Shqiptare në një operacion të përbashkët. Deri më tani janë 13 shqiptarë të arrestuar, si pjesë e grupeve që çonin kanabis nga Shqipëria në Itali.

Gazeta Mapo mëson se në Vlorë janë prangosur 6 shqiptarë të cilët janë: Luka Beqiraj, Bilbil Kabello, Arbnor Hoxhaj, Denis Pashaj, Kujtim Elmazi dhe Kristian Llanaj.



Mes të arrestuarve në Vlorë ështe edhe Kristian Llanaj. Ai u ndallua nga Forcat RENEA, të cilat janë nisur posaçërisht për arrestimin e tij.

Në Itali janë arrestuar: Dorian Alikaj, Altn Avdurramani, Ajet Çepaj, Klaudio Fani, Artur Malo dhe Raul Zenunaj.

Operacioni ‘Lulet e Pranverës’ ka qenë i shtrirë në Shqipëri në disa qytete, në Durrës, Vlorë dhe në Lezhë, ndësa janë dokumentuar katër raste të trafikut. Gjithsej janë sekuestruar në të dyja vendet mbi 3.3 ton kanabis.

Pamjet e operacionit të Guardi di Financa

Rastet e trafikut të drogës të zbuluara:

1.6 ton kanabis në datën 10 shkurt 2017

996 kg kanabis në 26 shkurt 2017

Në 5 prill të 2017-së është sekuestruar një gomone në Gjirin e Lalzit

685 kg kanabis në datën 2 qershor 2017

Hetimet kanë zgjatur dy vite. Personat e arrestuar janë të akuzuar për krijimin e organizatave kriminale në trafikun ndërkombëtar të drogës, armëve dhe municioneve nga Shqipëria në Itali dhe vende të tjera. Grupet kriminale bazën e kishin në Lecce. Në operacion u angazhuan mbi 100 efektivë. Operacioni është finalizuar pak ditë pas vizitës në Shqipëri të prokurorit të Antimafias italiane Federico Cafiero De Raho.

Sekuestrim të pasurisë:

Prokurori i Antimafias italiane Federico Cafiero De Raho përmes video-konferencës u shpreh se kjo është një ditë e rëndësishme, pasi u goditën grupet kriminale të trafikut të drogës. Ai tha se provat janë të dokumentuara për grupin kriminal, që përveç drogës trafikonte edhe armë dhe municione nga Shqipëria në Itali. Cafiero De Raho deklaroi gjithashtu se gjatë vitit 2018 janë sekuestruar në brigjet e Italisë mbi 60 ton kanabis. Prokurorja Pranvera Pustina u shpreh se pas rasteve të evidentuara në 2017, nisën hetimet duke zbuluar edhe personat e tjerë të përfshirë duke i arrestuar.” Pas arrestimeve nuk ka pasur asnjë komunikim mes tyre dhe me autorët e tjerë pas arrestimit të atyre të 2017″.

Ndërkohë që Prokurori tjetër i dosjes Përparim Kulluri paralajmëroi se shumë shpejt do të nisë edhe konfiskimi i pasurive që kanë vendosur personat e arrestuar. “Pasi mbarojmë veprimet e përgjimeve etj, vijojmë me identifikimin e pasurive, që e kemi bërë, të personave që janë përfshirë në këtë aktivitetet dhe më tej me konfiskimin. Janë identifikuar pronat e këtyre personave që ndodhen në Shqipëri”.  Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu theksoi se grupet kriminale shqiptare bashkëpunojnë me italianët për trafikun e drogës, por rastet janë ulur ndjeshëm në krahasim me vitet e kaluara.

 

 


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252