Thursday, March 23, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

“Lulëzon” kontrabanda e armëve në Europë, shkak lufta në Ukrainë

Ministrat e Brendshëm të BE janë të shqetësuar, se kontrabanda e armëve në Europë do të mbetet një problem për shumë vite, sepse lufta në Ukrainë ka sjellë një fluks të madh armësh ilegale në treg.

by us er1
12/07/2022
in Bota
0

Ishte takimi i parë i ministrave të Brendshëm të BE nën presidencën çeke (11.07) ku në qendër ishte lufta në Ukrainë. Këtë herë nuk u fol vetëm për refugjatët, por edhe për kriminalitetin ndërkufitar, siç bëri të ditur C. “Temë kryesore ishte se si të mbrohemi kundër rreziqeve që shfaqen si pasojë e luftës në Ukrainë.”

Tregtia me armë “një rrezik shumë real”



Në krye të listës së rreziqeve potenciale qëndron kontrabanda me njerëz. Por jo më pak e rrezikshme është tregtia me armë, thotë drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë së BE për Mbrojtjen e Kufijve, Frontex, Aija Kalnaja. “Mendoj se ky është një rrezik shumë real. Prandaj jemi prezent në kufirin mes Moldavisë dhe Ukrainës. Ne besojmë se aty mbërrijnë armët e kontrabanduara. Jemi të përgatitur për ta ndalur këtë.”

Kalnaja ishte e ftuar në takimin e ministrave të Brendshëm të BE si eksperte. Frontex ka ndërmarrë madje edhe aksionet e para kundër tregtisë me armë, konfirmon zëvendësdrejtori, Lars Gerdes. Ka informacione prej kohësh, se rrjete të mëparshme kontrabandistësh tani janë përqëndruar tek armët, ku përmes luftës në Ukrainë është krijuar një qasje gati pa asnjë kufizim. “Këto armë me shumë gjasë bien në duar kriminale. Këtë e kemi parë në konfliktet në Ballkan. Ende sot aty gjenden armë, që e kanë origjinën në konfliktet e Ballkanit.”

Por në Ukrainë kemi të bëjmë me shumë më tepër armë dhe më moderne. Tregtia ilegale me to do të mbesë si problem edhe për dekadat e ardhshme, thotë Gerdes. “Këto armë të kontrabanduara do të përdoren me gjasë për kriminalitetin e organizuar apo në rastin më të keq për të furnizuar terroistët.”

Më shumë refugjatë – jo vetëm nga Ukraina

Ministrat e Brendshëm të BE ishin të një mendimi, se duhet të bëhen përgatitje për ardhjen e refugjatëve të tjerë nga Ukraina. Disa vende kanë mbërritur në kufijtë e kapaciteve. Çekia, krahasuar me numrin e popullsisë ka pranuar numrin më të lartë të refugjatëve nga Ukraina, dhe dëshiron të marrë ndihma shtesë financiare dhe organizative.

Në të njëjtën kohë Europa duhet të përgatitet për rritjen e numrit të refugjatëve nga rajone të tjera, sipas ministres zvicerane të migracionit, Karin Keller-Sutter. Zvicra bën pjesë tek vendet e zonës Shengen dhe për këtë arsye ndodhej në takimin e ministrave të  BE. Karin Keller-Sutter tha se sërish kemi shtim të numrit të refugjatëve dhe “presioni i mgiracionit ndaj Europës është shumë i madh.” Veçanërisht shënon rritje shifrash itinerari i Ballkanit, siç vihet re nga të dhënat nga Austria. Deri në maj ky vend ka regjistruar 22.000 kërkesa për azil, dy herë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. /DW/

Tags: armeEuropëkontrabandaLulëzonUkrainë

JU SUGJEROJME

E pazakontë/ Burri maskohet si dele për t’u arratisur nga burgu
Bota

E pazakontë/ Burri maskohet si dele për t’u arratisur nga burgu

14/02/2023
Kina i kundërpërgjigjet akuzave të SHBA-vë për spiunazh
Bota

Kina i kundërpërgjigjet akuzave të SHBA-vë për spiunazh

13/02/2023
Të mbijetuarit e tërmetit në Turqi mes frikës dhe pasigurisë
Bota

Të mbijetuarit e tërmetit në Turqi mes frikës dhe pasigurisë

13/02/2023
Pjesëtari i FSK-së rrëfen shpëtimin e 2-vjeçares: Na shikoi në fytyrë dhe filloi të qeshë
Bota

Numri i viktimave arrin në mbi 37.000, por ka dhe mrekulli, shpëtohen disa persona në Turqi

13/02/2023
Next Post
Arrestohet 24-vjeçari i armatosur në Tiranë

Po kalonin rrugën, makina përplas nënën dhe djalin e mitur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In