Aktualitet

Luli dhe Aurela rrëfejnë historinë e dashurisë: Miq prej 6 vitesh, në një vend të largët














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:58 - 18/04/21 |
mapo.al

Kryedemokrati Lulzim Basha ka rrëfyer për të parën herë, krah së shoqes, Aurela, historinë e tyre të dashurisë që përfundoi më pas me kurorëzimin e martesës dhe lindjen e dy vajzave.





Të ftuar në studion televizive të programit E Diela Shqiptare, çifti  tregoi se kanë qenë për 5-6 vite miq, dhe se vetëm nga viti i dytë i universitetit ata u afruan më shumë me njëri-tjetrin.


“Ishim të dashur në Holandë. Ne bashkëjetuam së bashku në Tiranë”, – pohoi ndër të tjera Aurela.





Pjesë nga rrëfimi:



Aurela: Është diçka sinqerisht, se nuk është vetëm një moment, pasi erdhi natyrshëm. Për 5-6 vjet ne ishim shokë. Pasi nga viti i dytë i universitetin kishim shkuar aty edhe ishim të dashur pastaj, boyfriend…


Basha: Lidhesh më fort, gjërat i përjeton më ndryshe, tani jetojmë në një shoqëri ku s’ka familje që si ka njerëzit e vet për fat të keq në emigracion, gjërat i përjeton më fort gjithçka.

Aurela: Ne ishim si të gjithë 18 vjeç, 19 vjeç, kishim jetuar gjithë jetën me mamin dhe babin, shkuam në një vend krejt ndryshe, krejt të ri, jashtë shtetit, dhe mbase si gjithë ata shqiptarë që vijnë në Tiranë, aman vijnë në Tiranë, në konvikt, po janë në shtetin e vet. Ne duhet që të përshtateshim me shoqërinë e re, me kulturën e re dhe dy të kujdeseshim për veten tonë.

Basha: Të shkosh atje 19 vjeç, e para e punës, mbaj mend është befasia, se mirë Aurela ishte mësuar të bënte punë shtëpie, por unë s’bëja punë shtëpie, mund të ndihmoja ndonjëherë tim at ose ime më por e vërtetë është që unë shkova si dikush që nuk kishte skuqur një herë vezë në jetën e vet. Duhet të administroja një buxhet, të blija ushqimet. Papritur, duhet të ndërtosh një të përditshme ku nuk ke më ndihmën e prindërve. Dikush që nuk ka gatuar dy vezë, duhet të gatuajë spageti me ton peshku për të gjithë shtëpinë. Duke u gjetur në një ambient ku mund të ishe krejtësisht i pavarur, u afruam më shumë me njëri-tjetrin, që nga njëra anë na bëri më të fortë me sfidat që duhet të përballeshim, por nga ana tjetër na afroi më shumë me njëri-tjetrin, duke njohur gjëra që nuk i dinim.

Lexo edhe :  Xhaferaj i del në krah Bashës: Po faktohet vjedhja e zgjedhjeve nga Rilindja

Aurela: Ishim të dashur në Holandë. Ne bashkëjetuam së bashku në Tiranë. Në weekend takoheshim apo jo?

Basha: Edhe gjatë javës me të thënë të drejtën (qesh). Më pas u largova për në Kosovë dhe Aurela punonte në Holandë.

Aurela: Unë gjeta punë në Holandë dhe fillova aty. 5-6 vjet kemi qenë në dy vende të ndryshme.

Basha: OKB jepte një leje çdo tre muaj dhe unë shkoja. Aurela vinte në Prishtinë. Vinte në Tiranë.

Arditi: Kishte luhajte….

Aurela: Normal po!

Basha: Është ajo shprehja larg syve larg zemrës…

Aurela: Francezët thonë larg syve pranë zemrës…

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas