Aktualitet

“Luli në duart e Saliut dhe Ilirit”/ Balla-qytetarëve: Vendosni maskat














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:17 - 12/04/21 |
mapo.al

Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Elbasanit, gjatë një takimi elektoral në Gramsh, i bëri thirrje të pranishmëve të vendosin maskat, duke deklaruar se ndryshe votat e tyre nuk kanë vlerë.






Më tej, Balla tha se do ta fitojmë këtë luftë me armikun e padukshëm sikurse ka deklaruar edhe kryeministri Rama.


Balla, gjatë këtij takimi elektoral, ka ‘sulmuar’ edhe kryedemokratin Lulzim Basha, duke thënë se ai është kot.







Balla u shpreh se ish-kryeministri Berisha dhe Ilir Meta janë gati të kthehen në pushtet, pasi sipas tij Lulzim Basha është kot në pozicionin që ka.



“Ju lutem vendosni maskat se pastaj na rrofshin votat, Elbasani është qarku me nivelin më të lartë të vaksinimit deri tani. Ne do ta fitojmë këtë betejë sikurse kryeministri i katër viteve më parë deklaroi që në fillim të luftës. Në fund të majit dhe fillim të qershorit do hapim ekonominë.

Nuk vinte askush në Gramsh më përpara ndërkohë që sot falë Edi Ramës po shndërrohet në një nyje të rëndësishme. Nëse nisesh nga Durrësi dhe do të shkosh në Korçë do kalosh nga Gramshi.

Saliu dhe Iliri janë prapë aty për t’u kthyer. Luli është kot. Luli është një dordolec që ata e hedhin nga njëri te tjetri. Asnjëri nuk duhet të harrojë asgjë. Besoj që të rinjtë dhe të rejat dinë ta bëjnë dallimin më shumë” – tha Balla.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas