Monday, May 16, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Lulja e Balsamit – E mrekullueshme për shëndetin dhe gjithë organizmin

by mapo.al
10/01/2022
in Kryesore, Shëndeti
0

Vetitë kuruese të lules së basanit, një bimë barishtore që në gjendje natyrale rritet kudo, janë të njohura në mbarë botën.

Përdorimi i gjerë i kësaj bime në mjekësinë popullore apo në produkte të ndryshme medicinale, i jep një rëndësi të veçantë kultivimit saj. Kjo si për përdoruesin ashtu edhe për prodhuesin, lidhur me aspektin ekonomik.

Është përdorur prej vitesh, veçanërisht e përzier me vajin e ullirit, si një balsam kurativ dhe rigjenerues. Përdoret në rastet e prerjeve, djegieve dhe plagëve të ndryshme por edhe si një çaj qetësues.

Përdorimi i lule basanit ende lidhet me mjekësinë popullore dhe kurat e kaluara brez pas brezi në mbarë botën.

Kërkimet e zhvilluara vitet e fundit tregojnë se lulja e basanit mund të ndihmojë në kurimin e formave të lehta dhe të mesme të depresionit.

Për më tepër këto kërkime shtojnë së kjo bimë ka efekte anësore më të pakta dhe më të lehta, në krahasim me mjekimet antidepresive.

Por lulja e basanit mund të bashkëveprojë me mjekime të caktuara që merren për të kuruar depresionin. Prandaj duhet që gjithmonë të merret nën mbikqyrjen e mjekut.

Kjo lule, e zier në formën e një çaji, mund të përdoret për probleme të lidhura me pagjumësinë, luhatjet e humorit, ankthin dhe depresionin.

Vlerat Mjekësore

Në shumë studime rezultatet e përdorimit të lules së basanit në trajtimin e depresionit tregojnë se kjo bimë ndikon po aq mirë sa antidepresivët për trajtimin e depresionit, por ka efekte anësore më të lehta.

Ekspertët shpjegojnë se kjo bimë ka aftësi në rritjen e prodhimtarisë së lëndëve kimike që prodhon truri si serotonin, dopamine dhe norepinephrine.

Këto lëndë janë përgjegjëse në përmirësimin e humorit.

Përzierja e vajit të ullirit me lulen e basanit – Balsam që vjen ndër vite

Përzierja e vajit të ullirit me lulet e basanit, krijon një masë që në shumë kultura, në mbarë botën konsiderohet si një balsam magjik.

Në vendin tonë ky preparat përgatitet duke ndjekur këtë mënyrë.

Lulet e basanit hidhen në një shishe me vaj ulliri dhe kjo masë lihet në një ambient të errët për dyzetë ditë.

Pas kësaj kohe, kur farat e zeza të lules te kenë lëshuar pigmentin e tyre dhe vaji të ketë marrë ngjyrën e kuqe karakteristike, atëherë kjo përzierje mund të përdoret për të kuruar plagët e diegiet e jashtme.

Mund të konsumohet edhe duke pirë një lugë në ditë për të kuruar sëmundje të ndryshme të stomakut, mëlçisë, e më shumë.

Vaji përdoret edhe për kurimin e formave të ndryshme të gastritit.

Kultivimi i kësaj bime dhe përdorimi i saj në preparate të ndryshme të mjekësisë popullore përbën një fushë me interes për kërkimin shkencor dhe biznesin.

Tags: kosnumLule Balsamimrekullishendet

JU SUGJEROJME

Salianji: PD e ka lënë autokratin ta zgjedhë vetë Presidentin në raundin e katërt
Aktualitet

Salianji: PD e ka lënë autokratin ta zgjedhë vetë Presidentin në raundin e katërt

16/05/2022
Fjala e Arbër Hajdarit, në New York: Koha, të zbatojmë porositë e Skënderbeut
Kryesore

Fjala e Arbër Hajdarit, në New York: Koha, të zbatojmë porositë e Skënderbeut

16/05/2022
Sali Berisha flet për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së
Aktualitet

Sali Berisha flet për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së

16/05/2022
Rama flet pas djegies së raundit të parë për zgjedhjen e presidentit të ri
Aktualitet

Rama flet pas djegies së raundit të parë për zgjedhjen e presidentit të ri

16/05/2022
Next Post
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia nisin bisedimet mes tensioneve në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia nisin bisedimet mes tensioneve në Ukrainë

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Kardiologu zbulon pagën që marrin në Gjermani, ja pse ikin mjekët dhe infermierët
  • Ushtarët e Azovstal evakuohen me autobus
  • Zelensky: Shteti ynë nuk do të jetë më viktimë
  • Media austriake i përmendi ndërhyrjet plastike Monika Kryemadhit
  • Bora Zemani dhe Donald Veshaj marin pjesë në të njëjtin eveniment



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In