Presidenti Ilir Meta deklaroi se kandidimet e partive politike nuk janë në interesin e tij, sikundër është domosdoshmëria e të paturit figura me sa më shumë integritet.
Meta u pyet në Presidencë nga gazetarët, në tagrin e një socialisti të vjetër, se çfarë mendon në lidhje me kandidimin e Luljeta Bozos si deputete nën siglën e PS-së.
Dhe si përgjigje, Meta theksoi rëndësinë e përfaqësimit të denjë në Kuvend.
“Për çdo ligj që ka probleme kushtetuese do ketë një përgjigje të qartë shteruese. Kandidimet nuk janë në interesim tim. Është e rëndësishme të jenë figura me sa më shumë integritet. Dua të theksojmë rëndësinë që qytetarët që shikojnë me vëmendje listën e çdo force politike që ata votojnë dhe të zgjedhin kandidatin duhur për t’i përfaqësuar në mandatin e ardhshëm, duke i dhënë mesazh kryetareve dhe kryetarëve se cilët deputetë duan për t’i përfaqësuar në Kuvend”, – tha Meta.