Aktualitet

Luljeta Bozo: Shqiptarët s’duhet të tremben nga tërmeti shkatërrimtar i Turqisë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:27 - 31/10/20 |
mapo.al

Shqiptarët nuk duhet të tremben nga tërmeti shkatërrimtar që u regjistrua dje në Turqi. Kështu deklaroi inxhinierja e njohur, Luljeta Bozo për Euronews Albania.


Sipas Bozos, ka pesë vjet që ka filluar të çlirohet energji në brendësi të rruzullit tonë tokësor – nga reaksionet e mëdha, që nga jugu  i Italisë dhe Spanjë, më tej në Greqi dhe Shqipëri, gjatë muajve shtator dhe nëntor – dhe tani po vazhdon poshtë në Turqi, aty ku sipas inxhinieres është kufiri ndarës mes pllakës afrikane dhe pllakës euro-aziatike.


“Frikë nuk duhet të kenë njerëzit pasi panë këtë ngjarje dhe tërmetin 2.8 magnitudë që kanë parë në vendin tonë. Krijohet ky paniku, që meqë ra në Turqi mund të bjerë dhe këtu. Nuk është si Covid-19 që përhapet, nuk është virus, është fenomen fizik i cili ka kohën e vet”, -tha inxhinierja Luljeta Bozo.

Lexo edhe :  "Trafikantët ndryshuan strategji" - VOA: Pandemia s'e ndaloi kultivimin e kanabisit në Shqipëri


Ajo shtoi se në Shqipëri do të regjistrohet një tërmet tjetër si i nëntorit pas 35-40 vitesh, duke iu referuar studimeve dhe parashikimeve të përafërta.


“Nga studimi i kryer pas tërmetit të vitit 1979 në Mal të Zi me magnitudë 6.9, u bë një studim se mund të përsëritet në një periudhë kohore 35-40 vjet dhe faktikisht vajti 40 vjet fiks. Kjo do të thotë se një tërmet tjetër si ky i nëntorit do ta kemi pas 35-40 vjetësh me afërsi”, – u shpreh inxhinierja Luljeta Bozo.


Risjellim në vëmendje se dje Turqia u prek nga një tërmet me magnitudë 6.9 ballë, i cili i mori jetën dhjetra personave, si dhe plagosi qindra të tjerë.


Etiketa: , , ,

Pas