Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi publikisht pak minuta më parë, ku u shpreh se është arritur shumë progres në negociatat për marrëveshjen zgjedhore, por ka ngelur vetëm një çështje për t’u zgjidhur.
Lideri i Opozitës, u shpreh se Partia Demokratike do të bëjë gjithçka, që shqiptarët të kenë zgjedhje të lira e të ndershme.
Pak më parë, ishte ambasadorja amerikane, Yuri Kim, që tha se një marrëveshje është arritur, dhe se tashmë, pritej fjala e Lulzim Bashës.
LEXO EDHE: