Kryesore

Lulzim Basha nis takimet në Vjenë, PPE: Situata në Shqipëri, shqetësuese (FOTO)






               Publikuar në : 12:00 - 22/02/19 |
mapo.al

Një ditë pas dorëzimit të mandatit të deputetit e protestës së opozitës së bashkuar, kundër qeverisë Rama, kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Partisë Popullore Europiane në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së në Vjenë.


Takimi është njoftuar nga vetë PPE përmes një postimi në Twitter ku edhe ka shpërndarë foto të bisedës me kryedemokratin Basha. “Kishim një ftuar special, Lulzim Bashën, i cili na raportoi për situatën shqetësuese në Shqipëri, protestat kundër qeverisë socialiste, korrupsioni, trafikimit të drogës dhe zhvillimeve jodemokratike” – thuhet në postimin në rrjetet sociale bashkëngjitur fotove.



Basha shoqërohet në takimet e nivelit të lartë në OSBE nga kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

/Gazea Mapo/


Etiketa: , , ,

Pas