Aktualitet

Lulzim Basha: Nuk i njohim zgjedhjet e 25 prillit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:43 - 03/05/21 |
mapo.al

Partia Demokratike nuk do i njohë zgjedhjet e 25 Prillit. Mësohet se në mbledhjen e sotme me kryetarët dhe sekretarët e degëve në rrethe, kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se PD nuk mund të njohë një proces zgjedhor si ai i 25 prillit






Ai u ka kërkuar atyre të mos bien në kurthin e kundërshtarit duke kërkuar të mblidhen sa më shumë fakte për manipulime të procesit zgjedhor.


Kreu i PD është shprehur se javën e ardhshme do të nisë një tur në çdo degë të PD nëpër Shqipëri për t’u njohur nga afër me këto prova.







“PD nuk mund të njohë një proces zgjedhor si ai i 25 prillit. Mos bini në kurthin e kundërshtarit. Mblidhni faktet e manipulimeve. Javën e ardhshme do të nis tur në çdo degë të PD-së”, ka deklaruar Basha.

Lexo edhe :  Nishani: Basha shkatërroi PD-në, me të opozita nuk i fiton zgjedhjet


Basha deklaroi sot duke dalë nga selia blu se beteja do të vazhdojë deri në fund në përgjigje të zërave që kanë kërkuar dorëheqjen e tij pas rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.



 

1


Etiketa: ,

Pas