Thursday, March 30, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Lulzim Basha nxjerr dokumentin: Qeveria fsheh viktimat e koronavirusit

by mapo.al
20/11/2020
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh mbrëmë në “Opinion”, se qeveria fsheh numrin real të viktimave të koronavirusit.

Kreu i Opozitës nxori fletoret e morgut, dhe i bëri thirrje Prokurorisë të nisë menjëherë hetimin pasi kemi të bëjmë me një krim të rëndë.



Ndërkohë, paralelisht në studion e “Real Story”, Kryeministri tha se nuk i nxjerr ai shifrat dhe se në këto kohë faktet duhet të luftojnë shumë të mbijetojnë përballë shpifjeve

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, tha dje në emisionin “Opinion” se qeveria ka fshehur numrin e viktimave që sipas tij rezulton gati 2 herë më i lartë se ai që raportohet nga institucionet.

Basha kishte me vete në emision dhe listën e emrave, të cilat sipas tij kanë ardhur nga morgu ku janë raportuar si vdekje nga COVID-19.

Nga ana e tij kreu i opozitës i bëri thirrje prokurorisë që të fillojë menjëherë hetimet në lidhje me këtë çështje.

“Qeveria ka fshehur vdekjet në morgun e Tiranës. Kjo është e vërtetuar nga njerëz me emër me mbiemër, që janë konfirmuar nga morgu.

Unë po i bëj thirrje prokurorisë të shkojë në këtë moment në morg dhe të marrë evidencat e plota, dhe të vërtetojë këtë që po them.

Kjo që keni përpara, ka ardhur nga një denoncim që është verifikuar me vdekjet e raportuara dhe vdekjet e vërtetuara në morgun e Tiranës. Vetëm në spitalet Covid, jo atyre që kanë vdekur në shtëpi.

Ne disponojmë edhe emrat e viktimave. Ndërkohë që në këtë moment unë kam qindra mesazhe denoncuese nga të afërm të viktimave, këto nuk janë thjesht numra por janë jetë njerëzish”, tha Basha.

Shifrat

Sipas dokumentacionit që paraqiti kreu i opozitës, deri në tetor janë raportuar 509 viktima, ndërkohë që në dokumentat e tij rezulton se kjo shifër, është 923 viktima.

Një tjetër manipulim sipas tij po bëhet dhe për muajin nëntor ku numri i viktimave i raportuar nga qeveria është 128 por në realitet sipas tij janë 315.

Në total që nga fillimi i pandemisë sipas asaj që paraqiti Basha deri më 17 nëntor të këtij viti kanë vdekur 1238 persona, ndërsa janë raportuar rreth 601 viktima nga ana e institucioneve përgjegjëse.

Pra, më shumë se 50% e shifrave sipas asaj që denoncoi Basha, janë fshehur duke paralajmëruar se jemi përpara një prej skandaleve më të mëdha që kanë ndodhur ndonjëherë.

Basha u shpreh se institucionet e drejtësisë duhet të fillojnë menjëherë hetimet.

Drejtori i Mjekësisë Ligjore që u fut në lidhje direkte u shpreh se ky institucion ka varësi të dyfishtë nga QSUT dhe Ministria e Drejtësisë dhe institucioni që ai drejton është përgjegjës vetëm për të bërë ekzaminimet e vdekjeve, duke lënë të kuptohet se shifrat janë kompetencë e institucioneve të tjera.

Rama

Në përgjigjen e tij rreth kësaj çështjeje, kryeministri Rama ka preferuar të bëjë më shumë politikë se të japë një përgjigje të qartë rreth vërtetësisë së asaj që tha kreu i opozitës.

Rama u shpreh se këto janë shpifje, dhe se shifrat nuk i nxjerr qeveria, por pa harruar t’i kujtojë opozitës humbjen që ka pësuar në zgjedhje.

“Çfarë mund t’i përgjigjesh tani?! D.m.th është pjesë e asaj që thashë, panik, konfuzion, shqetësim, katastrofë. Qeveria nuk deklaron asgjë. Numri i fataliteteve është një numër që pasqyrohet çdo ditë në bazë të kritereve që janë të lidhura me një element të thjeshtë: Të sëmurët nga Covid.

Të tjerat janë spekulime, s’kanë asnjë bazë dhe hyn në atë të përditshmen: Shpif, shpif se diçka do mbetet, kall dëshpërim te njerëzit se diçka do ndezë, ajo që përpiqen këta të ndezin, është se duhet të kuptojnë që pse kanë humbur që nga dita e parë”.

Tags: Edi RamaLulzim Bashanumri i viktimavePandemia COVID-19

JU SUGJEROJME

Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
Kryesore

Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë

30/03/2023
25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh

29/03/2023
Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension
Economi

Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension

29/03/2023
Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë
Kryesore

Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë

28/03/2023
Next Post
Adresa shtetërore për ndërmarrje të përbashkët kriminale është Beogradi

Shpërthim eksplozivi në Lezhë - Kush është shenjestra e atentatit (EMRI)

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
  • 25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
  • Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension
  • 25 VITE MË PARË/ CIA vjen në Tiranë
  • Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In