Tuesday, May 17, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Lulzim Basha pritet në mënyrë madhështore në hyrje të Beratit (VIDEO)

by mapo.al
20/03/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika, Video
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet sot në qytetin e Beratit. Ai është pritur me entuziazëm të madh nga qytetarët.

Në shenjë mirënjohjeje për këtë pritje, Basha u shpreh se ndryshimin e kërkojnë nga jugu deri në veri dhe ndryshimi do të vijë nga të gjithë shqiptarët.

Ai gjithashtu bëri një ecje tek Ura e Velabishtit, e cila është një nga urat që u projektua nga Partia Demokratike, por që u la pezull nga keqqeverisja Rama.

Ai tha se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, do ta rimarrë projektin dhe do ta çojë deri në fund.

Bashkëbisedimi i Lulzim Bashës me qytetarët

Lulzim Basha: Ju falënderoj nga zemra për këtë pritje të jashtëzakonshme, prekëse dhe emocionuese në Beratin e civilizimit, në Beratin e kulturës dhe të krenarisë tonë.

Jam shumë i prekur dhe i emocionuar nga kjo pritje këtu në Beratin e lashtësisë, në Beratin e kulturës. 8 vjet më parë Shqipërisë i ndodhi një aksident kur u zgjodh Edi Rama kryeministër, por kjo nuk do të jetë e ardhmja jonë.

Shqipëria kërkon ndryshim! Në rrugëtimin tim, nga jugu në veri po takoj shqiptarë të cilët duan ndryshim dhe ne së bashku jemi shpresa dhe jemi forca që do e bëjmë këtë ndryshim të mundur. Me 25 prill fiton Shqipëria. Ju falënderoj nga zemra për këtë pritje të jashtëzakonshme.

Qytetari: Këtu jemi mbi segmentin rrugor Veri-Jug, Hani i Hotit-Tiranë-Berat-Përmet, i cili është nisur nga Partia Demokratike dhe është lënë në harresë 8 vjet nga qeveria e Rilindjes.

Lulzim Basha: Si çdo punë tjetër madhore e infrastrukturës.

Qytetari: Vazhdimësia e boshtit të jugut është jetë e gjallëri, është ekonomi për beratasit dhe për të gjithë qarkun e Beratit.

Lulzim Basha: E padiskutueshme që boshti që fillon nga Hani i Hotit e deri në Përmet dhe kjo urë me përmasat siç është projektuar nga ne do të jenë prioritet i investimeve të infrastrukturës nga qeverisja e ardhshme.

Do t’i japim fund shpërdorimit të parave me tendera korruptive dhe me fasada që i prish shiu i parë. Dhe kjo është një pjesë jetike e një aksi të fuqishëm ekonomik dhe tregtar dhe turistik.

Hani i Hotit-Përmet do të jetë një nga projektet më të rëndësishme të infrastrukturës padiskutim që do të përfundojmë edhe ato projekte që i kishim nisur që në 8 vite me radhë i lanë në vendnumëro.

Se çfarë kanë bërë s’ka nevojë të ma thuash mjafton të shikosh Unazën e Tiranës që 8 vite e lanë në vendnumëro dhe kosto ekonomike, shkatërrimi i ambientit, i mjedisit, i cilësisë së ajrit i kushton qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë ditë për ditë vetëm e vetëm sepse për 8 vite me radhë lekët e shqiptarëve i morën dhe i degdisën në xhepat e një grushti njerëzish.

Por po ju them edhe njëherë dje isha në Gjirokastër dhe u mahnita tani kjo surpriza e Beratit më emocionon. Më latë pa fjalë. Kudo që shkoj e prek shpresën dhe dëshirën e shqiptarëve për ndryshim.

Të gjithë bashkë do ta bëjmë këtë ndryshim të mundur duke dalë masivisht në votime dhe në këtë mënyrë do të fitojë i gjithë Berati, e gjithë Shqipëria. Nuk do të diskriminohet askush. Fitorja jonë do të jetë fitore e të gjithë shqiptarëve.

Tags: BashaPritje madhështoreqarku i BeratitVideo

JU SUGJEROJME

Ushtarët e Azovstal evakuohen me autobus
Bota

Ushtarët e Azovstal evakuohen me autobus

16/05/2022
Zelensky: Shteti ynë nuk do të jetë më viktimë
Bota

Zelensky: Shteti ynë nuk do të jetë më viktimë

16/05/2022
Media austriake i përmendi ndërhyrjet plastike Monika Kryemadhit
Politika

Media austriake i përmendi ndërhyrjet plastike Monika Kryemadhit

16/05/2022
Salianji: PD e ka lënë autokratin ta zgjedhë vetë Presidentin në raundin e katërt
Aktualitet

Salianji: PD e ka lënë autokratin ta zgjedhë vetë Presidentin në raundin e katërt

16/05/2022
Next Post
“Duan punë dhe qëndrojnë në kafe”- Kryemadhi: Rama po shtyn rininë të emigrojë

“Duan punë dhe qëndrojnë në kafe”- Kryemadhi: Rama po shtyn rininë të emigrojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Kardiologu zbulon pagën që marrin në Gjermani, ja pse ikin mjekët dhe infermierët
  • Ushtarët e Azovstal evakuohen me autobus
  • Zelensky: Shteti ynë nuk do të jetë më viktimë
  • Media austriake i përmendi ndërhyrjet plastike Monika Kryemadhit
  • Bora Zemani dhe Donald Veshaj marin pjesë në të njëjtin eveniment



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In