Aktualitet

Lulzim Basha të hënën viziton Kosovën/ Ja agjenda e kryedemokratit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:11 - 18/07/20 |
mapo.al

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të hënën më 20 korrik do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë.





Kryedemokrati ishte ftuar më herët nga Kryeministri i Kosovës, Avdulla Hoti. Basha ka planifikuar të zhvillojë takime me krerët më të lartë të shtetit dhe politikës atje.


Burime për median thonë se gjatë qëndrimit në Kosovë lideri i opozitës do të takohet me Kryeministrin Avdullah Hoti, Presidentin Hashim Thaçi, Kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani si dhe me drejtuesit e partive politike, Vetvendosjes, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës-Socialdemokrate dhe Aleancës Kosova e Re.




Vizita e kreut të PD, në Kosovë zhvillohet në një kohë të rëndësishme nisur nga zhvillimet e javëve të fundi, ndërkohë që ka rinisur dialogu Kosovë-Serbi, intervistimi në Hagë i presidentit Thaçi por edhe në momentet kur Shqipëria dhe Kosova po përballen me sfidën e menaxhimit shëndetësor por dhe ekonomik të situatës së krijuar nga Covid19.

Lexo edhe :  Basha nga Pogradeci: T’ua kthejmë vendin shqiptarëve, bashkë do fitojmë

1



Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas