Sport

‘Lumë golash’ në javën e parë të Superligës, garë treshe për golashënues














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:02 - 13/09/21 |
mapo.al

Java e parë e Kategorisë Superiore dhuroi emocione të mëdha dhe një numër të lartë golash.






Në pesë sfidat e para u arritën po kaq fitore, e rrjedhimisht edhe pesë humbje. Skuadrat e kuotuar edhe si favorite për të triumfuar në elitën e futbollit vendas koleksionuan fitoren e parë, duke konfirmuar se janë në garë për të fituar titullin.


Vllaznia, Tirana, Kukësi, Dinamo dhe Teuta regjistruan fitore në sfidat e tyre të para, duke mposhtur respektivisht Laçin, Skënderbeun, Egnatian, Kastriotin dhe Partizanin. Plot 21 gola u shënuan në javën e parë të Superligës,për një mesatare prej 4.2 golash për ndeshje.







Një mesatare tepër e kënaqshme për tifozët që u rikthyen në stadium pas më shumë se një viti. Edhe gara për golashënues premton të jetë spektakolare, pasi vetëm pas 90 minutave të para, këtë garë prestigji e kryesojnë 3 futbollistë. Me nga dy gola kryesojnë chinedu i Dinamos, Ngoo i Tiranës dhe Zarubica i Laçit.



1




Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas