300 kg mollë janë hedhur në ujërat e kanalit nga fermerët e fshatit Mançurisht në bashkinë e Devollit. Ata ankohen se u kanë mbetur tonelata mollë stok dhe kanë deklaruar se nëse nuk gjejnë zgjidhje do t’i hedhin të gjitha. Në shenjë proteste, ata kanë hedhur rreth 300 kg mollë në lumen Devoll, ndërkohë që po bie dukshëm interesi për kultivimin e këtij fruti. Fermerët paralajmërojnë se nëse situata do të mbetet e njëjtë, do ndalojnë së kultivuari mollët.