Pas protestave dhe reagimeve të cilat kapërcyen edhe kufijtë e Shqipërisë, Këshilli Kombëtar i Territorit ka shpallur Lumin Vjosa Park Natyror.
Në vendim thuhet se ky lumë shpallet zonë e mbrojtur në të gjithë vijën e tij, deri në grykëderdhje.
Për të dalë në këtë konkluzion, janë kryer mbi 44 dëgjesa publike, në secilën zonë të mbrojtur, ku u mor mendimi i grupeve të interesit si dhe specialistëve.
Në mbrojtje janë vendosur dhe Parku i Alpeve, Syri i Kaltër, Porto Palermo, Mali i Munellës, Lugina e Sharrës dhe Urëza.
Vendimi për vjosën ka ardhur vetëm dy ditë pas reagimit të rradhë së aktorit Leonardo Di Caprio që u shpreh hapur kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Lumin Vjosa.