Saturday, May 21, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Lungomare, një protestë luksi?

by mapo.al
20/07/2021
in Aktualitet, Blog
0

Në mbrëmjen e vonë të së dielës rrjeti u përfshi nga një valë videosh dhe titujsh që pasqyronin protestën zhurmëmadhe të pronarëve të bizneseve përgjatë lungomares në Vlorë.

Nën tingujt e himnit të flamurit, që e lëshuan të gjithë njëkohësisht në momentet e fillimit të orës policore, me një provokim tipik nga ato që vetëm një karakter vlonjati mund të prodhojë, ata u përplasën me policinë duke kërkuar shfuqizimin e masave anticovid.

Incidentet që shpërthyen në mes të shëtitores, në sytë e të gjithë pushuesve, vazhduan më pas edhe para drejtorisë së policisë, për të liruar tre nga pjesëtarët e protestës. Ata kërkonin çlirimin e biznesit të tyre nga oraret kufizuese, vijimin normalisht të punës pas një krize të zgjatur nga pandemia dhe këtë, si gjithmonë në këto anë, e bënë me potere dhe në një mënyrë të atillë që të rezononte në mbarë vendin.

Aq i fortë qe reagimi, aq befasuese forma e zgjedhur dhe aq e beftë shpërndarja e saj, sa me siguri shumëkush ka pyetur: ore vallë këta janë të parët që duhet të ngrenë zërin?

Po ta shikosh në pamje të parë, pronarët e bareve, restoranteve dhe klubeve të natës të lungomares kanë më pak arsye se kushdo të protestojnë. Nëse ka vërtet një dhuratë dinjitoze që kjo qeveri iu ka bërë qytetarëve të saj, ajo është zona nga skela te tuneli në Vlorë. Falë edhe investimeve të tyre, falë cilësisë më të cilën është ndërtuar kryesisht përballë bregut të detit, zona e lungomares shpesh të krijon imazhin sikur gjendesh diku përgjatë rivierës franceze.

E natyrisht, përfituesit kryesorë të gjithë kësaj janë ata që kanë ngritur bizneset e tyre aty, duke thithur shumë më tepër klientelë. Krahasuar me dikë që ka hapur ta zëmë një bujtinë në Theth e që i pret turistët me frikën në zemër se mos mbeten pa drita, apo mos i sosin në destinacion me goma të shklyera, bizneset e lungomares janë të privilegjuar. Protesta e tyre ngjan një kapriço luksoze dhe ata duken si të fundit që duhet të dalin në rrugë.

Po shpesh ky lloj arsyetimi çalon dhe ajo që ndodhi të dielën në mbrëmje në Vlorë është ilustrimi më tipik. Ajo dëshmon se pavarësisht nga një mirëqenie relative, pavarësisht ndonjë avantazhi ekonomik, njeriu është një qenie që revoltohet përballë pabarazisë, arbitraritetit, dhe absurdit që gëlon në xhungla ku disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat.

Një pronar lokali në shëtitoren e rilindur të Vlorës vërtet mund të jetë shumë më i privilegjuar se të singjashmit e tij kudo në Shqipëri, por mendja e tij e ka të pamundur të perceptojë se përse lokali i tij duhet mbyllur në darkë, ndërsa orgjitë me mijëra vetë që organizon Veliaj në krah të Kimit dhe Sorecës, në sheshin e Tiranës, nuk përbëkan rrezik për përhapjen e virusit.

Ai nuk i jep dot shpjegim faktit se përse disa kilometra më larg, në Dhërmi, muzika vazhdon disa fundjava deri vonë dhe në të tjera, kur atje shkon të pushojë Rama me familjen, ajo ndërpritet me polici.

Ai e ka të pamundur t’i kuptojë masat shtrënguese kur tashmë Shqipëria është bërë një han pa porta, ku gjithkush mund të hyjë edhe i pavaksinuar, madje dhe pa test.

Ai duhet të stëmundohet që të besojë udhëzimet e një komiteti teknik ekspertësh, pasi e ka parë këtë të fundit me brekë nëpër këmbë, duke u përdorur si një mashë elektorale.

Natyrisht të gjithë shkencëtarët dhe ekspertët në botë na paralajmërojnë se jemi larg ndarjes përfundimtare me virusin, se vigjilenca nuk duhet ulur dhe se kthimi në kohët para covidit akoma nuk ka trokitur.

Ende duhet të vazhdojmë të bëjmë kujdes nëse nuk duam të kemi një valë të re në vjeshtë falë përhapjes së variantit Delta.

Por, ama ky objektiv nuk arrihet me standarde të dyfishta, politika të çakorduara dhe urdhra absurdë.

Protestuesit e bizneseve të lungomares janë viktima të kësaj kakofonie.

Zemërimi i tyre është pasojë e politikave dhe qëndrimeve jo koherente. Prandaj rebelimi i tyre, pavarësisht se si duket nga jashtë, nuk është një revoltë luksi. Ai vjen si nevojë e thirrjes për dinjitet, respekt dhe trajtim të barabartë.

Gjithkush ka nevojë për to edhe nëse është pak më i avantazhuar ekonomikisht se të tjerët. Por në një shtet ku ligji nuk pi ujë, para atij që e ka në dorë atë, kjo me sa duket është e pamundur.

Tags: Andi Bushati

JU SUGJEROJME

Berlusconi: E djathta fiton vetëm nëse është pro-evropiane dhe atlantike
Bota

Berlusconi: E djathta fiton vetëm nëse është pro-evropiane dhe atlantike

21/05/2022
Dy të rinjtë bien nga lartësia, dërgohen në spital me urgjencë
Aktualitet

Aksident në Lezhë/ Nga përplasja e dy mjeteve, një i ri mbetet i plagosur rëndë

21/05/2022
U tallën me Erdogan pas infektimit, disa të arrestuar në Turqi
Bota

Ekspertët amerikanë: Turqia kërkon vëmendjen e presidentit Biden

21/05/2022
Mallra kontrabandë nga Greqia për minimarketin e tij, arrestohet korçari
Aktualitet

Mallra kontrabandë nga Greqia për minimarketin e tij, arrestohet korçari

21/05/2022
Next Post
Lëvizte në qytet me armë zjarri me vete, arrestohet 49-vjeçari në Shkodër

Lëvizte në qytet me armë zjarri me vete, arrestohet 49-vjeçari në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Ngjela: A do ta bëjë dot plazhin sivjet në Gjirin e Lalëzit Sali Berisha?
  • Në ‘kërkim’ të kryetarit, njoftim i Komisionit të Rithemelimit
  • Verë e parakohshme, Anticikloni i Afrikës Veriore pushton Europën (sa zgjat)
  • Berlusconi: E djathta fiton vetëm nëse është pro-evropiane dhe atlantike
  • Aksident në Lezhë/ Nga përplasja e dy mjeteve, një i ri mbetet i plagosur rëndë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In