Një 38-vjeçar me inicialet E.D. i cili dyshohej se do të kryente një krim në Lushnje është arrestuar. Sipas policisë pas një konflikti dyshohej se djali do të vriste nënën e tij. Falë reagimit në kohë të Policisë u bë e mundur kapja në flagrancë e 38-vjeçarit dhe gjetja në trup e një arme zjarri pistoletë me silenciator. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 43 fishekë luftarakë.
Njoftimi i policisë:
Parandalohet një krim brenda familjes, arrestohet në flagrancë 38-vjeçari, pasi dyshohej se do kryente krim të rëndë në familje, pas konfliktit me nënën e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin E.D, 38 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë.
Policia e Lushnjës ka marrë njoftim në rrugë operative se ky shtetas po konfliktohej me nënën e tij, në banesën e tyre, në Dushk të Lushnjës.
Policia ka vlerësuar menjëherë informacionin dhe falë reagimit në kohë u bë e mundur kapja në flagrancë e tij dhe gjetja në trup e një arme zjarri pistoletë me silenciator.
Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 43 fishekë luftarakë.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lushnjë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Dhuna në familje”.