Lushnja si “kryeqyteti” i korrupsionit

Nisja e aksionit të SPAK sot në Bashkinë e Lushnjes me arrestimin e kryetarit të saj, është sidoqoftë një lajm i mirë. Kudo ku korrupsioni shfaqet ai duhet luftuar. Edhe në bashki të mesme, apo të vogla.

Në Këlcyrë, në Lezhë, Maliq, apo Libohovë. Hajdutëria është e padurueshme, dhe paçka përmasave të qyteteve, kryebashkiakët atje e kanë potencialin ta rrëzojnë ekonominë, garën, të prishin konkurencën, të falimetojnë bizneset, pra të ndikojnë pa fund në jetën e komunitetit atje, duke vjedhur çdo fond, apo duke ndarë gjithë buxhetin me dy-tre të preferuar.



Përtej të qënit lajm i mirë, askush s’mund të kalojë në delir e të thotë se goditja që ka bërë sot SPAK është shenjë e fundit të pandëshkueshmërisë. Ngjarja e sotme, për fat të keq tregon bash të kundërtën, vijimin e pandëshkueshmërisë.

Sepse është arrestuar një kryebashkiak që nuk kishte aq shumë mbështetje politike, nuk ishte aq i rëndësishëm, dhe me gjasë ka kohë që nuk i ka raportet e mira me qendrën e pushtetit në Tiranë.

Fund i pandëshkueshmërisë është kur të tundet Tirana nga arrestime të këtilla, kur ata që kanë në dorë vendimmarrje të mëdha, ata që kanë abuzuar me prona qindra milionë euroshe, ata kryetarë bashkish të qyteteve kryesore në vend të marrin trajtim të barabartë para ligjit e të mos jenë të paprekshëm, atëherë “impunity” ka sosur.

Kryetarin e Bashkisë së Lushnjes mund ta kishte arrestuar çdo prokurori dhe çdo organ akuze përpara ndërtimit të SPAK.

SPAK është aty për të treguar se është në gjendje të godasë në zemër të korrupsionit, në Tiranë, në qeveri, aty ku edhe aferat janë më të mëdha, pasi aktorët kryesorë të abuzimit veprojnë të vetëdijshëm se ligji nuk i kap pasi gëzojnë mbështetje.

Nuk ka ndodhur një shekull më parë, por në këto kohë një skandal i atillë, ku dhjetra milionë euro ju dhanë një kompanie fantazëm. Përgjegjësit për këtë aferë, njëri është sot kryetar de facto i Bashkisë së Vlorës, ndërsa tjetri drejtues politik atje dhe realizoi edhe reformën elektorale në emër të PS.

Kjo është çka presin njerëzit dhe publiku nga organet e reja të drejtësisë, nga Prokuroria e Posaçme.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252