Në orët e para të mëngjesit në lagjen “18 Tetori” në Lushnje është gjetur i djegur pjesërisht një automjet tip “Fiat”.
Raportohet se mjeti në pronësi të shtetasit A.A, 44 vjeç, ndodhej i parkuar në një rrugicë në afërsi të banesës së këtij të fundit.
Nga hetimet paraprake dyshohet se djegia e mjeti ka ardhur si pasojë e vendosjes së një lënde plasëse eksploziv.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e kësaj ngjarje.