Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme një protestë u zhvillua në fshatin Lubonjë të Korçës. Në këto momente, krahas protestës së opozitës në kryeqytet, një tjetër protestë po zhvillohet në qytetin e Lushnjës. Është e treta protestë e fermerëve.
Ata kanë dalë sërish në protestë pas bojkotit të qumështit. Grumbullimi i qumështit është bojkotuar nga fermerët e Lushnjës katër ditë radhazi.
Ata kërkojnë uljen e TVSH-së për blerjen e qumështit. Në shenjë proteste ata kanë derdhur qumështin dhe kanë hedhur produktet e tyre në rrugë.
Me pankarta domethënëse në duar fermerët kërkojnë që të mos taksohen nga qeveria, por të ndihmohen, të subvencionohen. Ata kundërshtojnë uljen 14% të çmimit për fermerin. Nuk mund të mungonin edhe pankartat ironike për çmimin e lartë të naftës: “Çmimi I naftës së traktorit tim është sa çmimi I naftës së Benzit tënd”.