Aktualitet

Lushnje – Kthen lokalin në kazino, arrestohet 27-vjeçari














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:56 - 23/06/21 |
mapo.al

Lokalin e marrë me qira në qytetin e Lushnjes, K.D, 27 vjeç, e ktheu në vend për ushtrimin e lojërave të fatit.






Nga kontrolli i policisë brenda në ambientin bar kafe, rezultuan 4 aparatura të lojërave të fatit, 1 laptop, 2 tableta dhe 7 televizorë, që shërbenin për ushtrimin e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.


Në përfundim të veprimeve hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë u arrestua administratori i lokalit K. D., 27 vjeç, banues në Lushnjë, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.







Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.




1




Etiketa: ,

Pas