Kryesore

Lutfiu nga Ndroqi na e solli të vërtetën, duke ikur…








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:36 - 25/10/20 |
Mapo.al

Lutfi Çekiri, një burrë i imët në të pesëdhjetat, përpara se të ikte nga kjo botë me dhimbje që veç ai i di, kreu një shërbim të madh publik. Ai me siguri nuk ishte nisur me këtë qëllim. Foli në media, me gjasë pak orë para se të shuhej, me duart e shtrënguara në bark dhe gjysëm i ulur në një bordurë QSUT-je, ku tregoi hallin e tij. Për fat të keq, çfarë tha, se po neglizhohej, nuk po trajtohej për stomakun, për tensionin e ulët e derte të tjera, po sorollatej sa në një pavion në tjetrin, u konfirmua me jetën e tij.



Ai burrë i vërtetoi akuzat se sistemi nuk funksionon, teksa e la të vërtetën e dhimbshme mes nesh si amanet. Pas kësaj historie, gjendja e shëndetësisë ka dalë tashmë lakuriq, siç është, në sytë e të gjithëve.


Edi Rama mund të merret me romuze tërë ditën, me fjalë e politike shterpë, me akuza ndaj Metës, me ndryshime të njëanshme kushtetuese për të mbajtur me çdo kusht pushtetin, me kritika ndaj Europës, me batuta turqisht për ministrin e jashtëm grek, me çdo gjë të kësaj bote, por ai ka dështuar në atë çfarë është më jetike për njerëzit. Me shendetin.



Nuk është e drejte të spekullosh me Lutfiun, po mundet që 53 vjeçari nga Ndroqi edhe ta ketë votuar rilindjen. Sidoqoftë, edhe pse rropatej tërë ditën lart e poshtë për të ushqyer dy fëmijë, në ato kushte të vështira ekonomike, ai e ka dëgjuar të paktën një herë në ditë Edi Ramën duke i pëshpëritur në vesh se; shëndetësia është falas, se ai ka bërë për spitalet më shumë se sa është bërë në këto 3 dekada, se ai e gjeti sistemin dhe kalbur dhe tanimë e ka transformuar.



Krejt tjetër gjë i doli dhe e provoi në lëkurë. Në një vend normal, rasti i Lutfi Çekirit do kishte sjellë revoltë. Po edhe hetim energjik nga Prokuroria.


Për momentin, shteti është mjaftuar me një deklaratë burokratike të Ministrisë së Shëndetësisë, ku nuk harrohet të bëhet sërish propagandë. Kujtohet qeveria të shkruajë në radhët e fundit, se i garanton qytetarët që shëndetësia është 24 orë në dispozicion të tyre.

Komuniteti po proteston në rrjetin social.

Ndërsa, me siguri, familjarët e drobitur po merren me ceremoninë e përcjelljes së Lutfiut, pa pasur tashmë vemendjen e askujt.

53 vjeçari foli me gojën e tij, dhe denoncoi. Se nuk po trajtohej, po lihej të vdiste. Të paktën një drejtor QSUT-je duhej të kish dhërë dorëheqjen deri tani. Dhe Ministrja duhej të ish në këto mendime.

Po s’ka për të ndodhur asnjëra. E keqja ka hedhur kaq shumë rrënjë tek ne, dhe është bërë normë. Lum si ai që i ka falë zoti shëndet e organizëm të fortë.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas