Kryesore

Lutja prekëse: Babi të lutem, eja në dasmë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:02 - 15/05/18 |
mapo.al

Të shtunën, Britania e Madhe do martojë princin e dytë, Harry.


Europa është përfshirë nga ethet e kësaj dasme mbretërore, aq më tepër kur protagoniste është Meghan Markle, aktorja amerikane, e cila do bëhet princeshë.


Historia e saj është kaq befasuese, sa mediat raportojnë çdo ditë për jetën e saj të mëparshme.


Së fundmi raportohet se babai i Meghan, Thomas Markle nuk do jetë i pranishëm në dasmë.


Meghan i është lutur që ai të ndërrojë mendje dhe ta shoqërojë për në altar.

Por 73-vjeçari thotë se nuk do jetë i pranishëm pasi ka pësuar një atak kardiak.

“Meghan është e shkatërruar dhe po i lutet babait që ai të vijë. Ata po tentojnë që ta zgjidhin këtë çështje”.

Princ Harry vetë thotë se ndjehet fajtor për këtë situatë.

Shkak duket se është bërë një raportim se babai i Meghan ka improvizuar disa foto për paparacët.

Ai pozoi për disa foto, sikur po shihte imazhet e të bijës në një kompjuter. Më pas fotot u shitën për 100 mijë sterlina.

Nëse nuk merr pjesë babai, të bijën do e shoqërojë në altar mamaja 61-vjeçare, Doria.

<
>
meg1 meg2 meg3 meg4 meg5 meg6 meg7


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas