Aktualitet

Ma gjeni ku gabova…








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:39 - 30/07/20 |
Nga Erion Kristo

Sqarim:


Shoh që bateritë e sulmeve ndaj meje janë përqendruar te ideja që unë paskam thënë se Kovidi nuk ekziston. Kjo bëhet me qëllim që unë të dukem keq përpara masës së njerëzve që kanë frikë. Helmi hidhet me kujdes. Po qëndrimet e mia janë shumë publike. I marrim me radhë.


1. Kovidi ekziston. Është një armë biologjike kam thënë. Dhe nëse është armë, doemos që ekziston, doemos që të vret. Ku është gabimi këtu?



2. Ju besoni se këtë gjëmë na e bëri lakuriqi i natës. Unë them jo. Ju duket më logjik qëndrimi juaj? Unë nuk ju shaj për këtë. Jeni të lirë ta mendoni si të doni.


3. Unë i kam zbatuar masat e qeverisë, por kam kërkuar më shumë logjikë. Një muaj u mbyllëm kot. Këtë e ka kërkuar edhe specialisti Erion Dasho. Ai ka kërkuar masa inteligjente. Ku është gabimi këtu?


4. Unë kërkova që disa aleatë si ajri, uji i detit, dielli të mos bllokoheshin. A nuk e thanë këtë doktorët? E ku është gabimi këtu?

5. Unë kërkova që jeta jonë të mos menaxhohej nga një portal. Ishte gabim ky?

6. Unë kërkova një vendimmarrje shkencore për maskat dhe distancën. Mos e kisha gabim?

7. Unë thashë se jemi në diktaturën e mjekëve, ndaj në komitet duhen edhe sociologë, psikologë, ekonomistë. A ishte gjë pa mend kjo

8. Unë fola për teprimet dhe frikësimin e njerëzve, për dëmin psikologjik në përmasa klinike. A nuk është realiste kjo?

9. Luftova që dhe baballarët të shëtisnin, liqeni të hapej, në makina të lejoheshin familjarët, që organet propagandistike të mos godisnin mendimin e lirë, kotësinë e orareve dhe marrëzinë e gjobave. Ku është mëkati këtu?

10. Unë thashë të mos lëmë pas dore hallet e tjera njerëzore dhe problemet e tjera shëndetësore. Thashë: po virozat e tjera ku u zhdukën? Dje profesor Kalo tha pikërisht këtë.

11. Kërkova përgjegjshmëri dhe transparencë nga qeverisja dhe komiteti. Nuk është faji im që ata u bënë të pabesueshëm. Edhe një video që bënë e bënë keq. Unë kam faj për këtë?

12. U thashë të zbatoni masat dhe të bëni gargarë. Asnjë mjek nuk kam dëgjuar ta thotë edhe pse mua më duket më e rëndësishme se larja e duarve. A ka të keqe këtu?

Lexo edhe :  "Po cënohen liritë qyterare" - Erion Kristo: Qeveria s'ka gjë në terezi

13. Lidhur më doktor Piperon, ajo çështje u sqarua menjëherë. Nuk kemi asnjë hatërmbetje. Ai tha pikërisht atë që thashë dhe unë për diellin dhe detin. Nuk ka asnjë përplasje.

14. Unë nuk kam dhënë ndonjë kurë, pra nuk jam bërë doktor. Po kam folur për pasojat sociale dhe ekonomike të situatës, për ligjërimin e tepruar të Kryeministrit, për menaxhimin pa koherencë të OBSH, për studimet e pafundme qe kundërshtojnë njëri-tjetrin.

15. Unë kam dhënë shpresë dhe kam përcjellë humor. Kam thënë shikoni të shëruarit dhe ju e keni pëlqyer. Kam vënë në dyshim statistikat dhe kam qenë kundër vaksinimit me zor.

16. Jam konsultuar vazhdimisht me mjekë brenda dhe jashte vendit. Dhe mund t’u them me gojën plot se menaxhimi i situatës nuk ka qenë më i miri i mundshëm. Mosaktivizimi i mjekut të familjes qe gabim. Shumë njerëz që kanë vdekur, kanë pasur probleme të tjera të rënda. Kurse disa të tjerë kanë shkuar shumë vonë në spital.

17. Ka dhe plot gjëra të tjera, po kush i mban mend. Për fat para pak ditësh kam postuar shumë video emisionesh që ilustrojne mendimet e mia. Unë nuk pres nga askush të më mësojë mua se çfarë është gjëja publike. Kam pothuaj 20 vjet që e mbroj me fanatizëm. Jam në shërbim të publikut, jo të xhepit apo të pushtetit si ca të tjerë. Mos shikoni ndonjë llaf në proteste apo në ndonjë komunikim tjetër. Shikoni thelbin.

18. Unë nuk jam marrë shumë me këtë çështje sepse sa më shumë të merresh aq më keq ështe. Jam treguar elegant në komunikim, por dhe i rreptë kundër eksperimenteve sociale. Nëse nuk e keni lexuar kështu, ju kërkoj ndjesë.

19. Nga të gjitha sulmet tuaja, sidoqofshin ato, unë do dal më i fortë. Asnjë shqiptar nuk më bën dot me turp. Prandaj kursejini sulmet se po dëmtoni më shumë veten. Unë besoj që keni shumë sufllaqe në dispozicion, por njerëz me mend ka shumë më tepër. Ata do më mbështesin gjithmonë.

20. Çuditërisht shumë nga idetë e propozuara prej meje janë reflektuar më pas, çuditërisht. Pra, nuk ja kam fut kot.


Etiketa:

Pas