Shoferi i FSHF-së, Genc Ruçi, është shtruar urgjentisht në spital pas dhunës barbare ndaj tij në zonën e Brrylit një orë më parë.
Dhuna ndaj punonjësit të FSHF-së ka ardhur nga një grup të rinjsh, përdorues të lëndëve narkotike.
Prej kohësh mësohet se të rinjtë konsumonin drogë në ambientet e pallatit ku banonte Ruçi, duke shqetësuar banorët.
Pamjet nga vendngjarja janë dramatike. “Ma vranë”, dëgjohet të bërtasë një grua e shqetësuar.
Mësohet se punonjësi i Federatës dhe banorët janë ankuar vazhdimisht për këtë problem, ndërkohë që ende nuk bëhet e ditur nga policia versioni zyrtar i ngjarjes së dhunshme.