Aktualitet

Macron telefonon Putinin: Navalny është helmuar, të hetohet tentativa për vrasje








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:38 - 14/09/20 |
mapo.al

Emmanuel Macron, Presidenti i Francës ka  telefonuar Presidentin e rusisë, Vladimir Putin për t’i konfirmuar se është provuar tashmë që lideri opozitar rus, Alexei Navalny u helmua me Novichok në një tentativë për vrasje.



Së fundmi dy laboratorë, në Francë dhe Suedi rikonfirmuan dhe dolën në konkluzionin se vërtet Navalny, ashtu siç thoshte dhe spitali në Berlin ku po kurohet, është helmuar me një agjent nervor në Siberi.


Macron i ka bërë thirrje Putinit të hedhë dritë mbi këtë tentativë vrasjeje në Rusi. Duket se ky rast a goditur rëndë marrëdhëniet Moskë- Paris. Për një kohë u duk se dy shtetet kishin përmirësuar raportet, por tashmë mjaftoi një helmim që ato të thyhen.




1





Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas