MADAME MAPO/ DJ Arlito: Inspirimi vjen nga përditshmëria, rutina

Për të gjithë frekuentuesit e jetës së natës, e sidomos për ata që janë besnik të ‘Mango’, clubi në të cilin shihet më shpesh Dj Arlito, ai është një figurë e njohur për mikset e tingujve dhe ritmeve. Arli Meta është një i ri, i cili krahas pasionit te tij si Dj, ka një formim shumë të mirë në fushën e kompozimit dhe si rezultat i kësaj të fundit, është pjesë e një prej studiove të regjistrimit këtu në kryeqytet. Arli ka rrëfyer për Mapo disa hollësi nga jeta dhe pasioni i tij i shumëfishtë.

Bisedoi: Antonela Bregu



Pasionin për muzikën e keni kultivuar me kohën, si e përshkruani rrugëtimin tuaj për t’u bërë i njohur për publikun?

Unë kam punuar në shumë shtete si DJ, por publiku shqiptar është një nga më të vështirët për t’u bërë për vete, por në momentin që ia del mbanë është një kënaqësi e papërshkrueshme.

Sa kohë duhet të kalojë një Dj duke dëgjuar muzikë gjatë një dite, duke qenë se i duhet të njohë shumë këngë?

Unë jam gjatë gjithë ditës i rrethuar nga muzika, duke qenë se jam dhe producent përveçse dj, por këngët të cilat ia vlejnë të shtohen në repertor janë ato këngë që të gjejnë pa i kërkuar.

Krahas kësaj, ju mbani edhe statusin e kompozitorit. Sa e thjeshtë apo e vështirë është për ju të shkruani tekste? Çfarë ju inspiron më tepër?

Sa i përket inspirimit, për mendimin tim personal, asgjë nuk i afrohet një femre moldave me bikini, por në mungesë të femrave moldave, në Shqipëri, inspirimi vjen nga përditshmëria, rutina, e cila është inspiruese për një artist.

Mjedisin e punës e keni përgjithësisht në clubet e natës, a është jeta e natës pjesë edhe e karakterit tuaj apo kushtëzohet nga profesioni?

Besoj se jeta e natës është pjesë e karakterit të çdo DJ, madje është një nga arsyet pse zgjedh këtë profesion.

Së fundmi keni realizuar një duet me pjesëtaren e grupit ‘Stringirls’. Cilat janë pritshmëritë tuaja për këtë projekt?

Pritshmëritë janë në dorën e publikut dhe të A&R, pra të labelit. Unë nuk kam pritshmëri për projektet të cilat bëj, pasi i punoj të gjitha projektet me të njëjtën dëshirë.

Mes të kënduarit, kompozimit dhe dj-ing ku e shihni më shumë veten aktualisht dhe në të ardhmen?

Do e shihja veten më shumë drejt kompozimit, sepse kompozimi ka qenë pasioni i parë, pas moldaveve normale.

Jeni pjesë e studios muzikore ‘On/Off Records’, ç’pjesë të ditës ju merr puna aty ? Çfarë ju tërheq më tepër te kjo?

Puna në studio më merr pothuajse të gjithë kohën e ditës time. Gjëja që më tërheq më shumë është bashkëpunimi me artistët e tjerë, që janë pjesë e labelit.

Cila është ‘thembra e Akilit’ për Arli Metën? Po pika më e fortë e juaja?

Këtë nuk e di akoma.

A keni ndonjë peng? Çfarë do kishit bërë ndryshe po të mund të kthenit kohën?

Realisht, nuk kam asnjë peng, pasi gjithçka që kam dashur, e kam bërë. Çfarë nuk kam bërë nuk ka qenë pjesë e dëshirës sime.

Çfarë e personifikon Arlin?

Mendoj se dëshira e madhe për t’u marrë me muzikë.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252