Aktualitet

Madeleine Albright nderohet me “Urdhrin e Lirisë” në Kosovë






               Publikuar në : 12:06 - 12/06/19 |
mapo.al

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, tha ditën e sotme se Shtetet e Bashkuara bën gjënë e duhur duke ndihmuar popullin e Kosovës që të fitojë lirinë. Ajo i bëri këto komente pasi u dekorua me “Urdhrin e Lirisë” nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e cilësoi atë heroinë të Kosovës. Një ditë më parë me këtë urdhër u dekorua edhe ish presidenti amerikan, Bill Clinton. Me “Urdhrin e Lirisë” u dekorua edhe ish komandanti i forcave të NATO=s gjatë luftës së Kosovës, gjenerali Wesley Clark.​



Etiketa: , , ,

Pas