ShowBizz

Mozzik dhe Getinjo sjellin versionin qesharak të këngës “Madonna” (VIDEO)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:01 - 03/07/20 |
mapo.al

Projekti muzikor i titulluar “Madonna” nga Mozzik është shndërruar në një prej hiteve të kësaj vere dhe deri më tani ka arritur mbi 7.7 milionë shikime në YouTube.


Duke parë se kënga është shpërndarë me të madhe në rrjetet sociale, Mozzik ka vendosur që edhe ai të sjell një version qesharak të këngës së tij.


Ai publikoi në Instagram një video, ku shfaqej duke kënduar bashkë me Getinjon dhe mikun e tyre, Labinotin.


Gjatë këndimit të frazës kryesore, ata ndryshojnë tekstin, duke bërë fansat të qeshin me versionin e ri. “Madona remix”, e ka quajtur Mozzik në mbishkrimin e fotografisë këtë pjesë të interpretuar nga tre djemtë.


Përndryshe, ai së fundmi ka sjell edhe një bashkëpunim me këngëtaren Kida, të titulluar “PP”, e cila gjithashtu është pritur mirë nga publiku.

 

 

View this post on Instagram

 

MADONNA REMIX 🤣🤣🤣 @getinjo @labinotl1

A post shared by MOZZIK (@mozzik) on

 

View this post on Instagram

 

Nesër pas orës 00:00 vazhdojmë tutje #PP 😘 #2EUROGANG #MOZZIK #KIDA @kida @mixeyofficial ❤️❤️❤️❤️

A post shared by MOZZIK (@mozzik) on


 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas