fbpx

ShowBizz

Madonna shfaqet në aeroport me burka, revoltohet gazetari





               Publikuar në : 12:36 - 10/05/19 |
mapo.al

Këngëtarja e njohur Madonna nuk ndalet kurrë së provokuari. 60-vjeçarja është shfaqur së fundmi në aeroportin e JFJ të New York-ut  e veshur me burka. Ajo e kishte shoqëruar me një palë taka, ndërsa ishte veshur me një xhaketë New York Yankees, një palë pantallona lëkure dhe sandale Louis Vuitton. E teksa ende nuk dihet arsyeja se përse diva e muzikës zgjodhi të shfaqej në publik me këtë veshje, gazetari i njohur i ‘Daily Mail’ ka shpërthyer në një lumë akuzash përkundrejt saj.


“Madonna është paraqitur me një burkë në aeroport, sepse ajo ka një turne të ri dhe dëshiron ta promovojë atë, kështu që ajo përdori metodat e saj të vjetra për të promovuar dhe testuar duke bërë diçka fyese dhe të çuditshme për të tërhequr vëmendjne e mediave. Dhe kjo do të thotë tallje për gratë myslimane. Natyrisht, sulmimi i fesë për publicitet nuk është asgjë e re për Madonnës”-ka shkruar  Piers Morgan.



Për të gjithë ata që nuk e dinë, burka është një mbulesë e cila nuk vjen nga Kur’ani si obligim, por është pjesë e traditës së disa kombeve. Përdoret më së shumti në Afganistan, Arabi Saudite dhe Pakistan.


 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas