Venezuela ka në plan që të nxjerrë jashtë vendit mbi 15 ton flori gjatë ditëve në vazhdim.
Metali i çmuar do të shitet në Emiratet e Bashkuara Arabe për të siguruar para’ pasi vendi është në prag të falimentimit.
Sipas Daily Mail, presidenti Nicolas Maduro do të shesë në shkurt në total 29 ton flori të Venezuelës me vlerë rreth 1.2 miliard dollarë tek Emiratet e Bashkuara Arabe për të blerë mallrat bazë në vend.
Varfëria ka pllakosur në Venezuelë, ndërsa miliona njerëz janë larguar nga vendi.
Pikërisht në kohën kur thuhej se 20 ton ar janë nxjerrë jashtë Venezuelës për në Rusi, Moska ka mohuar një lajm interesant.
Disa media thonë se kundërshtari i Maduros, Juan Guaido ka kontaktuar me Kremlinin.
Një avion rus mendohet se ka nxjerrë jashtë Venezuelës mbi 20 ton ar. Kjo ka bërë që SHBA të kërkojë që askush të mos bëjë tregti me arin e Venezuelës.