Aktualitet

Magazina me kanabis – Arrestohet 59-vjeçari në Thumanë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:40 - 29/09/20 |
mapo.al

Një 59-vjeçar nga Kruja është arrestuar pasi kultivonte lëndë narkotike. Sipas policisë, është arrestuar në flagrancë L. M., 59 vjeç, banues në Thumanë.


Gjatë kontrollit të ushtruar në një magazinë në oborrin e banesës së tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 12 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.


Njoftimi i policisë:


Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.


Sekuestrohen rreth 12 kg lëndë narkotike cannabis sativa.


Vihet në pranga poseduesi i lëndës narkotike.

Shërbimet e Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në territor, banesa dhe ambiente të ndryshme, evidentuan dhe goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të veprimeve arrestuan në flagrancë shtetasin L. M., 59 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një magazinë në oborrin e banesës së tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 12 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Etiketa: , ,

Pas