Mapo Letrare

Magji yjesh përhap si rërë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:50 - 27/01/20 |
Ida di Ianni

Poezi nga Ida di Ianni


Ida di Ianni është pedagoge dhe drejtore botimi e Botimeve Volturnia; shkrimtare dhe kritike letrare. Ka një veprimtari të gjerë në poezi, shkrime të ndryshme, bashkëpunime, si antologji, botime me karakter historik, një fjalor në gjuhën dialektore, hyrje , reçensione dhe relacione. Është kryetare dhe anëtare e jurive të çmimeve në poezi e tregime . Krijimet e saj janë botuar në disa gjuhë, si në spanjisht, armenisht, shqip etj.


 


I


Kam pas shpine të shkuarën dhe plagët


kore ekzistence

ndërsa shkel me këmbë zbrazëtinë

e ditës.

E torturoj qiellin,

i shpik orët,

i buzëqesh kohës,

trillimi im mizor.

 

II

Koha për t’u kthyer

në çdo shtëpi.

Shpesh luajmë me iluzionet

që t’i largohem monotonisë.

Hapa të hedhur ndër humore

të zverdhur nën diell

histori kohësh

orë që flasin.

Pikëza gjithësie dhe boshësie

i djegin dhe i shuajnë

shikimet e mia.

E mat çastin,

rrethqarkullim labirintesh

të një lidhje ndarëse.

 

I

Një klithmë vrasëtare

troket në zemër:

e saktë, kompakte, e menjëherëshme

si një dhimbje reale,

si një jetë pa dashuri,

ashtu si mua që tash jetoj

në zemrën tënde.

 

II

Magji yjesh

e përhap si rërë,

që  të bujtë era,

disi e përhumbur,

disi e vetmuar në botë.

 

III

E ngroh zemrën

nën një mbulese.

Më dhemb

kur shoh tek buzëqesh

në një fotografi.

 

I

Një bark i palosur

është ç’ ka mbetet.

Zëri yt tingëllon i huaj.

Ndihet nevoja për bukurinë

-e sheh –

rimon me sigurinë.

 

II

Dhoma ime e largët

dhe zëri yt

i mjaftueshëm.

Ia shtoj të nesërmen

prej ajri dhe çeliku.

 

III

Por unë kurrë nuk premtova

gjithmonë e impenjuar

në këtë dashuri që unë po jetoj.

E di që ka një kohë

kur gjërat pushojnë

dhe bëhen:

të heshtura, fikse, të përjetshme.

E jetoj çastin tim

dhe tjetrin, tjetrin përsëri

duke vizatuar  vijën e përjetshme.

Tash mes gjërave të harruara

mbetet një copë qiell

dhe mendime të pafundme.

E jetoj në ëndrrën time

të sfilitur me korniza.

Është i imi shiu,

po kështu dhe dashuria.

Shikimet vetëm të miat

kur më sheh tek marr rrugën pakthim.

Përktheu Arjan Th. Kallço

 


Etiketa: ,

Pas