Saturday, July 9, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Magjia e tregut të lirë

by mapo.al
13/08/2021
in Aktualitet, Blog
0

Për gati tre dekada, tregu i fluturimeve ajrore në Shqipëri është mbajtur peng, në darët e monopoleve. Monopol aeroportual për fluturimet ndërkombëtare, monopol linjash për destinacionet më të frekuentuara.

Ajo që ndodhte ishte një marrëzi e mirëfilltë ekonomike e mbytjes së kërkesës me çmime të papërballueshme për shumicën e konsumatorëve, nga e cila fitonin para vetëm linjat ajrore dhe aeroporti, por humbiste shoqëria. Të gjitha modelet sugjeronin se kërkesa për fluturime në Shqipëri ishte të paktën 2 herë më e lartë nga sa ofronte tregu, por çmimet e monopoleve nuk e lejonin.

Gjatë gjithë këtyre viteve monopolet kanë përdorur gjithë fuqinë e tyre për të mos lejuar hapjen e tregut. Herë përdornin taksën 10 euro të qeverisë si argument se pse nuk mund të kishte fluturime low cost, herë tarifat aeroportuale, herë kërkesën e ulet e kështu me radhë. Si rezultat, shqiptarët u bënë populli i vetëm në botë ndoshta, që udhëtonin në vendin e tyre përmes aeroporteve të vendeve fqinje.

U deshën 3 dekada që monopoli të thyhej. Tani konkurrenca është duke bërë punën e saj. Hyrja agresive e Wizz Air në tregun shqiptar të fluturimeve ka ulur çmimet si asnjëherë më parë.

Çdo verë ne në media kishim një lajm të gatshëm. Krahasimin e çmimit të biletave mes aeroportit të Rinasit dhe aeroporteve fqinje, ku të fluturoje për ose nga Tirana kushtonte gati dy herë më shtrenjtë se Shkupi, Podgorica apo Beogradi. Sot raportet janë të përmbysura. Aktualisht një udhëtim Tiranë-Milano kushton 2 herë më pak se Shkup-Milano apo Podgoricë-Milano.

Nuk është rastësi që tregu i fluturimeve në Shqipëri po gjallërohet më shpejt se kudo tjetër në vendet fqinje. Në korrik, aeroporti i Tiranës tejkaloi numrin e pasagjerëve të periudhës para pandemisë. Shumë shpejt, përjashto ndonjë kufizim drastik që mund të sjellë pandemia, Rinasi mund të arrijë 6 milionë pasagjerë në vit sepse kërkesa ka qenë gjithmonë aty.

Kompania ultra low cost Wizz Air funksionon mirëfilltazi si një rregullator në treg. Madje si një rregullator shumë më efikas se sa institucionet shtetërore. Sapo kjo kompani nis fluturimet në një destinacion, të gjitha kompanitë e tjera detyrohen të ulin çmimet. Kjo është arsyeja se pse këtë verë në Shqipëri nuk ka më çmime biletash 400-500 euro për të fluturuar në Romë, Londër apo Vjenë.

Qeveria vazhdon të arkëtojë taksën 10 euro për çdo pasagjer që fluturon nga Rinasi. Buxheti fiton para njësoj si më parë nga fluturimet. Madje me rritjen e tyre edhe më shumë, ndërkohë që qytetarët kanë mundësi të fluturojnë më lirë. Kjo është magjia e tregut të lirë. Tani imagjinoni sikur tregjet të hapeshin në të gjithë sektorët e ekonomisë, sa potencial dhe përfitime ekonomike do të çliroheshin.

Nuk duhet asnjë shkencë dhe as ndonjë formulë magjike. Thjesht lejimi i tregut të bëjë punën e vet.

Tags: Aeroporti i RinasitKlodian TomorriTregu i lireWizz Air

JU SUGJEROJME

Covid-19, shifrat e 24 orëve të fundit: Cili është qyteti i dytë më problematik pas Tiranës?
Aktualitet

Covid/ 24 orët e fundit: 962 qytetarë raste të reja, humb jetën një 84 vjeçare

09/07/2022
Emrat/ Arrestohet administratori dhe 2 operatorët e call center-it në Tiranë
Aktualitet

Emrat/ Arrestohet administratori dhe 2 operatorët e call center-it në Tiranë

09/07/2022
Besimtarë falin namazin e Kurban Bajramit në sheshin “Skënderbej”
Aktualitet

Besimtarë falin namazin e Kurban Bajramit në sheshin “Skënderbej”

09/07/2022
E premtja e zezë, “një det gjaku mes shahut dhe njerëzve”
Bota

E premtja e zezë, “një det gjaku mes shahut dhe njerëzve”

08/07/2022
Next Post
Nuk mungojnë vranësirat, temperaturat mbeten të larta – Moti për ditën e sotme

Plazh pas datës 15 gusht? Meteorologët bëjnë parashikimin: Si do të jetë moti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Majori i ushtrisë shqiptare nën hetim, kultivonte kanabis në ‘fermat’ e Holandës
  • Ngjela: Protesta u zmadhua përmes teknologjisë, po tallen në SHBA me montimin e Saliut
  • Covid/ 24 orët e fundit: 962 qytetarë raste të reja, humb jetën një 84 vjeçare
  • Sherr me kaçavida në Vlorë, 37 vjeçari përfundon në spital
  • The Economist: Boris Johnson duhet të largohet menjëherë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In