Aktualitet

Majk: Isha i ri kur u bëra reper, jam lutur për mundësi të dytë






               Publikuar në : 18:57 - 22/07/19 |
mapo.al

Reperi Majk ka folur së fundmi në programin veror “Pushime on Top” rreth jetës së tij personale dhe profesionale. Ai u shpreh për moderatoren Ori Nebiaj se ka kaluar një periudhë mjaft të vështirë në fillimet e karrierës, pasi ishte vetëm 19 vjeç kur u përball me famën dhe suksesin.


Reperi i njohur tha më tej se jeta tashmë i ka dhënë një mundësi të dytë, të cilën po përpiqet ta përdorë siç duhet: “I flas Zotit çdo natë, i jam lutur Zotit për një mundësi të dytë, se e kisha të parën…por isha shumë i ri dhe nuk dija me e menaxhu siç duhet”. Por kjo mundësi duket se vjen për Majkun në një fazë kur ndodhet single pasi, sikurse shprehet ai, nuk ka aktualisht një shoqe zemre.

Pyetjes nëse e konsideron veten të suksesshëm, Majk iu përgjigj: “Unë gjithmonë kërkoj më shumë nga vetja, nuk jam i ngopur me këtë që kam bërë deri tani se e di që mund të jap më shumë, të jap më të mirën nga vetja”. Reperi theksoi përgjatë bashkëbisedimit me Nebiajn se kurrë nuk ka blerë klikime, sepse nuk i shikon si tregues të suksesit të këngës.


Etiketa: , ,

Pas