Ish-kryeministri Pandeli Majko në një intervistë për VOA tha se nuk bie dakort me Edi Ramën për cilësimin që i bëri Zërit të Amerikës, duke e etiketuar si pjesë të kazanit të medias së Tiranës. Majko tha se ka vlerësim të vecantë për Zërin e Amerikës, dhe i njeh meritat e kësaj mediaje në shumë vite, duke cmuar raportin e saj me të vërtetën.
Majko u mundua të justifikojë qëndrimet e ashpra të Ramës, me atë që ai e cilëson si një sjellje prej publicisti të kryeministrit, duke qënë se sipas tij, Rama shpesh nuk e ndan veten nga të qënit njeri i medias me të qënit kryeministër. Po ashtu, ish-kryeministri tha se 90 përqind e atyre që Rama i quan kazan, i ka pasur shumë miq, dhe i kanë qëndruar pranë atij në momente të ndryshme të karrierës./Gazeta Mapo/