Deputeti socialist Pandeli Majko ka përgëzuar dy kandidatët për Bashkinë e Tiranës të cilët kanë pranuar parimisht të bëjnë një debat publik.
Majko tha se kjo do të jetë një risi e cila do të na nxjerrë nga kultura “gri” politike.
Me ne fund, kandidatet kryesore per Bashkine e Tiranes kane rene dakord ne parim qe te zhvillojne debat publik. Ky eshte nje lajm i mire. Ai nuk eshte “cudia” e vitit pasi e kunderta do te ishte e vertete.
Debati publik Veliaj – Kosova do te respektoje nje komunitet prej 1 milion vetesh ne Bashkine e Tiranes. Komunikimi i stafeve dhe vendosja e nje grafiku komunikimesh publike te perbashketa ne tryezat me te ndjekura televizive do ti jape fund nje kulture “gri” politike e cila ka thelluar hendekun midis politikes dhe publikut ne vend.
Doktor Kosova e ka nje “homolog” ne fushaten per Bashkine e Tiranes i cili kishte jave qe ja kujtonte kete fakt dhe ky eshte Erion Velia. Vendimi i kandidatit te opozites eshte nje akt ne drejtimin e duhur. Urime Doktor Kosoves…vec kujdes se Velia ne studion televizive eshte ne “maternitetin” e tij, shkruan Majko.