Kryesore

Majko “sinjale” Metës: Pse të mos e negociojë presidenti krizën?





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:35 - 01/03/19 |
mapo.al

Ministri për Diasporën Pandeli Majko, ka dhënë detaje se çfarë mund të diskutohet në tryezën e dialogut mes qeverisë dhe opozitës, nëse lideri demokrat Lulzim Basha do të pranojë ftesën që i bëri sot kryeministri Edi Rama për t’u ulur në bisedime. Qeveria tranzitore, nuk do të jetë pjesë e diskutimeve, tha Majko, teksa ju përgjigj interesit të gazetarëve, të cilët e pyetën nëse do të pranojë të jetë ai kryeministër i qeverisë tranzitore.


“Kjo (qeveria tranzitore) nuk hyn tek shprehja “kur do flasim””, tha Majko. “Dialogu është gjëja më e mirë që mund të bëjë politika në këto momente”, tha Majko. Ftesa është e qartë tha Majko, edhe “në vazhdim për dialog konstant”.


Ai nuk përjashtoi edhe mundësinë që Presidenti Ilir Meta të jetë negociator në këtë dialog të mundshëm për zgjidhjen e krizës. “Pse mos të negociojë presidenti, kushdo që nxit dialogun është i mirëpritur”, tha Majko duke ju përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse do të pranohej Presidenti Ilir Meta si negociator.




Etiketa: , , , ,

Pas