Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë i ashpër në nisje të seancës së sotme në Kuvend, teksa përballë kishte kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskajn.
Berisha i ka kërkuar atij llogari për 1.2 miliardë euro dëme që i janë shkaktuar buxhetit të shqiptarëve dhe ka komentuar dhe ligjin e lojërave të fatit, që sipas tij bëhet për të favorizuar Olsin dhe Geronin (vëllanë e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt).
Berisha ka pasur një batutë dhe për Pandeli Majkon, që do ishte më mirë që të mos fliste, duke e vlerësuar atë për faktin që nuk votoi për projektligjin për Teatrin Kombëtar.
“A e dini ju që këta kanë sjellë ligj këtu në parlament për Olsin dhe Geronin? Se Olsi dhe Geroni duan – po, Pandeli, mos fol, se s’di gjë – dhe lexoje ligjin si është përcaktuar për lojërat e fatit?! Ndryshimi i ligjit ul taksën për Olsin dhe Geronin nga 80%, do të merret 20%! Pra, ulet katër herë taksa e lojërave të fatit. Ky është ligji. Të paktën tregoi karakter dhe nuk e firmoi, kurse ai hajduti me çizme…”, u shpreh Berisha.
Në parlament ministri për Diasporën, Pandeli Majko debatoi me shefin e tij Edi Rama për teatrin.
“Nëse nuk voton si ne, ik në shtëpi”, i tha kryeministri duke marre si përgjigje “që nesër, që nesër”.
Mirëpo debati kaloi dhe ende asnjë shenjë reagimi.
Dje në Komisionin e Jashtëm, kreu i dikasterit të Diasporës foli për reformën e politikës së jashtme të diasporës, por asnjë fjalë për teatrin apo për ndonjë qëndrim të tij, kur gazetarët e rrethuan me pyetje.
Ky ka rrjedhur akuzen e quan pyetje ne mes te shqiptarve!
Flet ti per lojrat e fatit more? Ti qe mjafton te pagusnin haracin tek Xeni dhe ishin ok. Ti qe mbushe tiranen me kazino
Ik o efendi nga ai parlament dhe leri foltoren te rinjve!
Gjynahh vertet gjynah per opoziten se kush flet e kush i perfaqeson ne emer te tyre!