Ish-ministrja e Integrimit, aktualisht drejtuesja e Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal, Majlinda Bregu, përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka shprehur mbështetjen e plotë të organizmit që drejton, për Autor-Studentin më të mirë të vitit, në edicionin e 25 të Festivalit të Filmit Në Sarajevë. Bregu shfaqet në foto edhe me bashkëshortin e saj, regjisorin e njohur, Namik Ajazi.
Postimi i plotë
“Diehard cinefiles” ose ata qe “vdesin per kinemane e filmin” jane shume😍. Por ne RCC, kemi vendosur te mbeshtesim Autorin- Student me te mire te filmit. Jane 14 filma me autor studente qe konkurtojne kete vit ne edicionin e 25 @sarajevofilmfestival. “❤️of Sarajevo” do te shkoje per filmin me te mire mes tyre. Mbreme, per me teper ishte dhe nata e filmit shqiptar. #opendoor👏🏻. At the 25th @sarajevofilmfestival