Dibër- Një 23-vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor mbrëmjen e djeshme në Dibër. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Maqellarë. Një automjet tip benz me targa AB 309 AF ka dalë nga rruga duke rënë në një greminë rreth 10 metra të thellë dhe si pasojë ka humbur jetën 23-vjeçari Robert Sala, pasagjer, ndërsa është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, 30-vjecari Ervis Asllani. Sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit si pasojë e shpejtësisë së madhe.