KUJDES: PAMJE SHQETESUESE
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në psitën e Nurbugringut në Gjermani.
Një makinë sportive ka dalë jashtë pistës dhe ka goditur një tifoz duke i marrë jetën.
Makina e tipit Nissan ka dalë nga psita dhe pasi është rrotulluar për rreth 30 metra ka goditur tifozin e pranishëm në rrethimin e pistës.
Megjithë ndihmën e ambulancës nuk kishte mbetur gjë për të bërë për tifozin e pranishëm ndërkohë që edhe një tjetër u plagos.
Ngjarja tragjike bëri që drejtuesit të ndërprisnin garën.