Aktualitet

Makina del nga rruga dhe bie në kanal, plagoset rëndë 14-vjeçari në Sarandë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:05 - 15/05/21 |
mapo.al

Një aksident është regjistruar sot në rrugën nacionale Sarandë-Ksamil, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur.






Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Berdenesh, ku një mjet ‘Benz’ ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal jashtë rruge.


Si pasojë është plagosur Renato Pali, 14 vjeç, banor i Ksamilit.





Bëhet e ditur se 14-vjeçari mësohet se ka marrë fraktura në kokë dhe për mjekim më të specializuar është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.



“Më datë 15.05.2021, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, shtetasi F. N ka humbur kontrollin mbi mjet dhe për pasojë është përplasur me murin mbajtës. Si pasojë është dëmtuar pasagjeri në këtë mjet, shtetasi i mitur me iniciale R. P, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.”- njofton policia e Sarandës.

Lexo edhe :  Aksidenti në Astir, Avdillari ishte me 180 km/h, arrest shtëpie për shoferen


Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

21


Etiketa: ,

Pas