Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme, 17 dhjetor në Pezë Helmës të Tiranës.
Shtetasi F. H., duke drejtuar mjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, informon policia.
Si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje pasagjeri, shtetasi A. G., ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi F. H., ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.”
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:17.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.