Aktualitet

Makina del nga rruga në aksin Levan-Fier, tre të plagosur














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:42 - 09/05/21 |
mapo.al

Tre persona kanë mbetur të plagosur mëngjesin e kësaj të diele si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Fier.






Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Frakull e Madhe, Fier, ku ka dalë nga rruga automjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin E. S., 35 vjeç, banues në Varibob.


Si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët , shtetasi A. S., 33 vjeç dhe shtetasja Xh. S., të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.





Njoftimi i policisë



Sot rreth orës 08:25, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Frakull e Madhe, Fier, ka dalë nga rruga automjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin E. S., 35 vjeç, banues në Varibob.

Lexo edhe :  Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, makina përplaset me trafikndarësen

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët në mjet, shtetasi A. S., 33 vjeç dhe shtetasja Xh. S., të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

27


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas