Aktualitet

Makina del nga rruga në Librazhd, plagosen 3 të rinj





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 14:30 - 22/01/20 |
mapo.al

Tre të rinj raportohet se kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në hyrje të qytetit të Librazhdit.


Sipas policisë, një automjet me targa AA518BC ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përfunduar në përroin e Shesë.



Shpejtësia e lartë si dhe ngricat në rrugë kanë bërë që drejtuesi i mjetit të humbasë kontrollin dhe për pasojë makina të përplaset me bordurën duke përfunduar në kanal.


Të aksidentuarit janë E.M 18 vjeç, L.M. 28 dhe  S.M.20, nga Xhyra, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia rrugore po punon për zbardhje  e plote të rrethanave ngjarjes.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas