Aktualitet

Makina del nga rruga në Llogara, plagosen tre persona, dy në gjendje të rëndë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:53 - 13/06/21 |
mapo.al

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 në Qafë Llogara, ku një mjet ka dalë nga rruga.






Mësohet se të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.


Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë mjegulla në rrugë.







Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



1




Etiketa: , , ,

Pas