Aktualitet

Makina del nga rruga në Shkodër, një i vdekur








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:58 - 13/12/19 |
mapo.al

Aksident i rëndë në Shkodër, ku një person ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Melgushë. Ka qenë një automjet i cili ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.


Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri Mërgim Ferracaku dhe u plagos kushëriri i tij Armend Pervizi. Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara.


Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse që viktima dhe i plagosuri të nxirren nga makina.


Njoftimi i Policisë:


Me date 13.12.2019 rreth orës 11:45 në aksin rrugor Shkodër- Lezhë, në vendin e quajtur fshati Melgushë, mjeti tip Volkswagen me drejtues shtetasin A. P. 21 vjeç banues në fshatin Bushat, Shkodër, ka dalur nga rruga duke u përplasur me një mur rrethues, si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi M. F. 26 vjeç banues në fshatin Trush, Shkodër.

Shtetasi A. P është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas