Mbrëmjen e sotme rreth orës 19:30 u hodh në erë me eksploziv makina e prokurorit Arjan Muça. Makina “Mercedez A Class” ka shpërthyer brenda parkimit të qendrës tregtare “Kristal”.
Nga ngjarja te Komuna e Parisit nuk raportohet për të lënduar, pasi makina ishte e parkuar dhe nuk kishte asnjë person brenda.
Nuk dihet kush ka qenë objektivi, prokurori Arjan Muça apo gruaja, Gentiana Muça që është gjyqtare në administrativen e Tiranës, pasi mjeti përdorej nga të dy.
Policia ka rrethuar zonën dhe ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 11.03.2021, rreth orës 19:30, tek Komuna e Parisit, në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit A. M., ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit.